Blerje Online
Vichy – Capital Soleil UV-Age Daily (SPF 50+)
3,100 L 2,480 L
1 në gjendje
Shto ne wishlistPërshkrim
Përshkrimi i Produktit
Vichy – Capital Soleil – UV-Age Daily SPF 50+
Capital Soleil UV Age Daily është një formulë e avancuar me mbrojtje të lartë për fytyrën me SPF50+ me një strukturë të lëngshme fluide që ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga dëmtimet e rrezatimit UV dhe ndotjes, ndërkohë që synon të zhdukë shenjat ekzistuese të foto-plakjes.
Kremi i diellit me spektër të gjerë UVA dhe UVB, është i pasur me aktivë të fuqishëm dermatologjikë: Peptide, Niacinamide dhe Vitaminë E i kombinuar me teknologjinë Netlock, mbron lëkurën dhe ndihmon në korrigjimin e rrudhave dhe njollave të errëta të shkaktuara nga rrezet UV, ndërkohë që vepron dhe forcon lëkurën. Ka funksionin e barrierës mbrojtëse.
Capital Soleil UV Age Daily SPF50+ është një hap i domosdoshëm e thelbësor në rutinën tuaj të përditshme të kujdesit të lëkurës, gjatë gjithë vitit.
Tekstura e lehtë e kombinuar me teknologjinë e avancuar të kujdesit ndaj diellit siguron një mbulim uniform të padukshëm, që nuk lë shtresë me ngjyrë të bardhë ose ndjesi ngjitëse. Lëkura duket më e shëndetshme, më e lëmuar dhe e mbrojtur.
Udhëzime mbi përdorimin
Shtypni pompën e UV-Age, vendoseni produktin në lëkurë dhe përhapeni në mënyrë të barabartë derisa të përthithet plotësisht e të bëhet e padukshme në lëkurë. Nëse dëshironi, mund të vendosni produkte dermo-kozmetike mbi bazën e lëmuar dhe të mbrojtur të lëkurës.