0

Cart

Blerje Online

Vertebene®️ Disc – Për forcimin e disqeve spinale dhe të kolonës vertebrale

Shto ne wishlist
KODI: 34413487 Kategoritë: ,

Përshkrim

Përshkrimi i Produktit
Vertebene®️ disc kapsula janë një kombinim unik me përbërës të cilësisë së lartë që janë të dizenjuara specifikisht për forcimin e disqeve spinale dhe të kolonës vertebrale.

Përbërësit e Vertebene®️ disk kapsula ekzistojnë në formë të përthithshme në disqet tuaja spinale. Kjo siguron që trupi juaj mund të përthithë nutrientet dhe ti transportojnë ato në disqet spinale.

Vitamina C është e njohur si antioksidant. Është e konfirmuar nga EU që Vitamina C kontribuon në formimin e kolagjenit për një funksion të mirë të kockave.

Kolagjeni është një proteinë e indeve lidhëse. Është proteina më e zakonshme e trupit të njeriut. Kolagjeni forcon tendinat dhe muskujt skeletorë si dhe ligamentet që mbështesin kolonën vertebrale. Marrja e kolagjenit është e rëndësishme për mbajtjen e artikulacioneve dhe kockave të shëndetshme.

Acidi Hialuronik mban ujin në qeliza dhe rrit elasticitetin duke rikthyer funksionin amortizues të shtyllës kurrizore.

Ekstrakt bamboo përmban të pakten 75% acid silicik natyral që kontribuon në elasticitetin e indit lidhës dhe siguron elasticitetin e tij duke siguruar stabilitet në forcat që ushtrohen tek ligamentet e shtyllës kurrizore. Qëllimi i acidit silicik është të vendosë ndërlidhjen midis mukopolisakarideve, kolagjenit dhe elastinës.

N-Acetil Glukozamine vepron si ruajtës i ujit në disqet intervertebrale dhe artikulacionet dhe është komponent thelbësor i lëngut sinovial. Ka gjithashtu veti anti inflamatore dhe qetësuese të dhimbjes dhe është përgjegjës për balancën midis ndërtimit dhe degradimit të kërceve.

L-Lysine është një aminoacid thelbësor tek njerëzit. Nuk mund të prodhohet nga trupi vetë, prandaj duhet të merret nga jashtë. L-Lysinë përdoret për rritjen e kockave dhe muskujve, mbështet çlirimin e hormoneve të rritjes dhe stimulon sistemin imunitar. L-Lysine rregullon balancën e nitrogjenit në muskuj dhe ndihmon në ruajtjen e kalciumit në kocka, duke kontribuar në këtë mënyrë në ngadalësimin e osteoporozës.

Udhëzime mbi përdorimin

Këshillohet marrja e 2-3 kapsulave në ditë gjatë ose pas ushqimit me një sasi të bollshme uji (0.25l)