Blerje Online
LIERAC SUNISSIME BB TINT FLUID GOLDEN SPF 50 - 40ML
4,500 L 3,600 L
1 në gjendje
Shto ne wishlistPërshkrim
Pershkrimi i produktit
LIERAC SUNISSIME BB TINT FLUID GOLDEN SPF 50 – 40ML
Laboratorët Lierac propozojnë linjën e parë të kremrave të diellit, me veprim anti-age, mbrojtës ndaj të gjithë spektrit të rrezatimit, duke i dhuruar lëkurës energji.
Fluidi mbron lëkurën nga rrezet UVA-UVB duke shmangur shfaqjen e njollave kafe, shfaqjen e rrudhave dhe njëkohësisht e hidraton atë në sajë të formimit të një shtrese mbrojtëse.
Formulë e pasuruar me acid hialuronik dhe ekstrakte nga arra e Kokosit, Jasmina dhe Bergamot. Lëkura shfaqet plotësisht e hidratuar dhe e tonifikuar nga aplikimi i parë dhe me pamje të përmirësuar pas aplikimeve të përditshme.
Teksturë e përshtatshme për çdo tip lëkure. Nuk jep ngjyrim të bardhë apo yndyrosje të lëkurës. Falë pigmenteve natyrale në përmbajtje bën uniformizimin e ngjyrës së lëkurës.
Përbërës aktiv:
– Kompleksi Global Protect & Energy: mbrojtje me spektër të gjerë ndaj rrezeve (UVA, UVB, infra te kuqe, rrezet e dukshme)
– Pro Taurina: mbron nga radikalet e lira të rrezatimit UV
– Acid hialuronik: efekt hidratues
– Peptide aktivizuese të melaninës
– Pigmente natyrale
Mënyra e përdorimit:
Aplikohet në fytyrë e qafë para ekspozimit në diell. Riaplikohet të paktën çdo 2 orë.