0

Cart

Blerje Online

Kurse 900 L

Lierac Sunissime Spf 30

3,600 L

1 në gjendje

Shto ne wishlist
KODI: 3508240006372 Kategoritë: , ,

Përshkrim

Pershkrimi i produktit
LIERAC SUNISSIME SPF 30

Laboratorët Lierac propozojnë linjën e parë të kremrave të diellit, me veprim anti-age, mbrojtës ndaj të gjithë spektrit të rrezatimit, duke i dhuruar lëkurës energji.

Fluidi mbron lëkurën nga rrezet UVA-UVB duke shmangur shfaqjen e njollave kafe, shfaqjen e rrudhave dhe njëkohësisht e hidraton atë në sajë të formimit të një shtrese mbrojtëse.

Formulë e pasuruar me acid hialuronik dhe ekstrakte nga arra e Kokosit, Jasmina dhe Bergamot. Lëkura shfaqet plotësisht e hidratuar dhe e tonifikuar nga aplikimi i parë dhe me pamje të përmirësuar pas aplikimeve të përditshme.

Teksturë e përshtatshme për çdo tip lëkure. Nuk jep ngjyrim të bardhë apo yndyrosje të lëkurës. Falë pigmenteve natyrale në përmbajtje bën uniformizimin e ngjyrës së lëkurës.

 

Përbërës aktiv:

– Kompleksi Global Protect & Energy: mbrojtje me spektër të gjerë ndaj rrezeve (UVA, UVB, infra te kuqe, rrezet e dukshme)
– Pro Taurina: mbron nga radikalet e lira të rrezatimit UV
– Acid hialuronik: efekt hidratues
– Peptide aktivizuese të melaninës
– Pigmente natyrale

Mënyra e përdorimit:

Aplikohet në fytyrë e qafë para ekspozimit në diell. Riaplikohet të paktën çdo 2 orë.