0

Cart

Blerje Online

YOUTH LAB WET SKIN SUMMER SET

Shto ne wishlist 11
KODI: 5200142101817 Kategoritë: , ,

Përshkrim

Përshkrimi i Produktit

Youth Lab Wet Skin – Summer Set

Mirëpresim verën me paketimin e mrekullueshëm dhe produktet më të shitura të Youth Lab. Seti i këtij viti Wet Skin – Summer përmban 2 nga produktet tuaja të preferuara si për mbrojtjen nga dielli ashtu edhe për kujdesin e lëkurës pas diellit, duke rritur dhe zgjatur nxirjen tuaj!

Dhuratë | Tan & After Sun 150ml – Një krem ​​xhel që përmirëson dhe zgjat nxirjen natyrale, riparon dhe qetëson irritimet, duke ofruar lëkurë më rrezatuese dhe të hidratuar.

Wet Skin Oilspray (SPF 50+)

Vaj i thatë me mbrojtje të lartë, me b-karotene bimore për të aktivizuar proçesin natyral të nxirjes, duke lënë një ndjesi freskie.
Përmban gamë të gjerë filtrash për të mbrojtur nga rrezatimi UVA & UVB dhe teknologji “”Second Skin”” për të përmirësuar qëndrueshmërinë dhe aplikimin e produktit edhe mbi lekure të lagur! Një spraj që i rreziston ujit dhe djersitjes, menjëherë përthithet pa lënë ndjesi yndyre. Jo komedogjen, ndaj i përshtatshëm për të gjithë tipet e lëkurës, fytyres dhe trupit.

Përbërësit

  • Teknologji “Wet Skin” lejon aplikimin mbi lëkurë të lagur, duke ofruar mbrojtje nga rrezatimi UV, përgjatë cdo aktiviteti, si në det ose sporte që shkaktojnë djersitje të tejzgjatur
  • Β-karotenë, antioksidues natyral, aktivizon procesin natyral të përbërjës së melaninës, duke ofruar nxirje të njëtrajtshme dhe rrezatuese
  • Filtra me spektër të gjërë mbrojtje UVA dhe UVB ofrojnë mbrojtje të lartë

Udhëzime mbi përdorimin

Riapliko njëtrajtësisht përpara ekspozimit në diell. Shmang sprucimin e drejtperdrejt mbi fytyrë dhe mbaj sytë të mbyllur gjatë kohës që e aplikoni, sidomos kur fryn shumë erë. Riapliko çdo 2 orë dhe/ose pas djersitjes ose notit.

Youth Lab – Tan & After Sun

Një xhel krem ​​që rrit dhe zgjat nxirjen natyrale, riparon dhe qetëson irritimet, duke ofruar një lëkurë më rrezatuese dhe të hidratuar. Një produkt i shpejtë për fytyrën dhe trupin, duke adresuar menjëherë acarimin dhe skuqjen, ndërkohë që nxirja natyrale fiton thellësi dhe kohëzgjatje. Pavarësisht teksturës së pasur, kremi absorbohet menjëherë duke e lënë lëkurën të freskët dhe të lehtësuar, me një aromë të këndshme me fruta dhe lule.

I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, fytyrën dhe trupin.

  • Jo komedogjene
  • E testuar dermatologjikisht
  • Pa paraben, gluten, alkool dhe vaj parafine

Udhëzime mbi përdorimin

Nëse dëshironi të rrisni dhe të ruani nxirjen tuaj natyrale, vendoseni çdo ditë në fytyrë dhe / ose trup. Për të lehtësuar irritimet, vendosni një sasi të përshtatshme sa më shpesh të jetë e nevojshme në pjesët e trupit që janë ekspozuar në diell.Për të arritur një efekt më të freskët, ruajeni në frigorifer.