0

Cart

Blerje Online

Vitabiotics – Osteocare Original

1,000 L

2 në gjendje

Shto ne wishlist
KODI: 5010058089730 Kategoritë: ,

Përshkrim

Përshkrimi i Produktit
Osteocare Original

Osteocare Original është formula numër 1 për shëndetin e kockave dhe është zhvilluar bazuar në studimet më të fundit për të mundësuar një burim të pasur të kalciumit dhe ko-faktorëve siç është vitamina D që ndihmojnë në përthithjen e kalciumit nga organizmi.

Osteocare përmban formën më të përshtatshme të Vitaminës 3 atë D3.
Vitamina D3, e njohur si cholecalciferol, është një formë e vitaminës D e prodhuar nga lëkura gjatë ekspozimit në diell. D3 preferohet nga format e tjera të Vitaminës D pasi është forma specifike që prodhon dhe vetë trupi i njeriut dhe kësisoj më efektive se D2 që gjendet në shumë suplemente të tjera.

Kalcium plus ko-faktorë
Osteocare Original përmban 100% të dozës së reklamuar të kalciumit te kombinuar me kofaktorët që përfshijnë vitaminën D, zinkun dhe magneziumin që ndihmojnë në mirëmbajtjen e kockave.

Kalciumi është i rëndësishëm për të gjithë
Është shumë e rëndësishme që meshkujt dhe femrat e të gjitha moshave të kujdesen që marin sasinë e mjaftueshme të vitaminës D. Studimet tregojnë që praktikat e mira që në moshë të hershme si në sasinë e kalciumit ashtu dhe të elementeve gjurmë, kontribuojnë në zhvillimin, shëndetin dhe mineralizimin e kockave.

Masa maksimale e kockave e arritur gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës luan një rol të rëndësishëm në mirëmbajtjen e kockave në vitet në vijim. Departamenti i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar rekomandon që individët mbi 65 vjeç duhet të marin një dozë prej 10mcg vitaminë D në ditë.

Kalciumi është vital për femrat më në moshë
Të dy gjinitë humbin masë kockore me kalimin e viteve por pas menopausës femrat zakonisht humbin masë kockore shumë më shpejt se meshkujt.

Femrat pas menopausës kanë rrezik më të madh për të humbur masë kockore për 3 arsye kryesore :

Përmbajtja minerale e kockave është më e vogël tek femrat se tek meshkujt
Doza e kalciumit e marrë nga dieta zakonisht zvogëlohet me kalimin e moshës
Shpejtësia e humbjes së dendësisë së kockave rritet me menopausën.

Udhëzime mbi përdorimin
Dy tableta në ditë me vaktin kryesor. Gëlltiteni me ujë ose me një pije të ftohtë. Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.
Mund ta përdonrni për sa kohë të jetë e nevojshme.

E përshtatshme për vegjetarianët;
Pa gluten;
Pa laktozë;
Pa konservant.