0

Cart

Blerje Online

Isomar – Flakone për higjenën e përditshme (sy dhe hundë)

1,050 L

2 në gjendje

Shto ne wishlist
KODI: 8017045015304 Kategoritë: ,

Përshkrim

Përshkrimi i Produktit
Pastrimi i hundës çdo ditë është shumë i rëndësishëm si për fëmijët dhe për të rriturit për të ndihmuar në parandalimin e ftohjes dhe alergjive të frymëmarrjes dhe në mbajtjen e rrugëve të frymëmarrjes të shëndetshme.

Isomar flakone për higjenën e përditshme indikohet për pastrimin e përditshëm të hundës dhe syve. Mund të përdoret edhe në terapi me aerosol.

Si funksionon?
Solucion ujë deti izotonik:

Ka të njejtin përqendrim kripe me lëngjet e trupit (0,9% NaCl), solucioni kalon në mukozë, dhe përveçse jep një veprim hollues dhe liron hundët e zëna, pastron duke larguar alergenet dhe bakteret.

Indikacionet për pastrimin e përditshëm të hundës:

Në rastet e ftohjes, sinuzitit, rinitit, alergjive të rrugëve të frymëmarrjes kryesisht nga polenet ose kush qëndron në vende të mbyllura, sidomos në prezencë të pluhurit.
Si tretës i mukusit dhe mbetjeve të gjakut të mukozës së hundës
Për higjenën dhe pastrimin e gojës dhe syve të të porsalindurve dhe foshnjave
Për higjenën dhe pastrimin e gjirit tek femrat që ushqejnë me gji.
Tek të rriturit lejon një kullim më të mirë të sekrecioneve të hundës.
Edhe për personat që kanë kryer një ndërhyrje kirurgjikale në hundë ose për personat që gërhasin.
Indikacionet për pastrimin e syrit:

Ndjesi tharje dhe shqetesime të vogla jo patologjike si djegie, skuqje dhe lodhje e syrit nga faktorë të jashtëm si: ekspozim në rrezet e diellit, polenet, pluhurat, tymi, ambientet e thata, qëndrimi për një kohë të gjatë para ekranit dhe përdorimi i lenteve të kontaktit.