Blerje Online
Dompe – Fluifort shurup
959 L
2 në gjendje
Shto ne wishlistPërshkrim
Përshkrimi i Produktit
Indikacionet terapeutike
Mukolitik, fluidifikues në çrregullimet respiratore akute dhe kronike.
Dozimi dhe mënyra e dhënies
Brenda kutisë gjendet një enë dozuese i graduar në ml.
Për të hapur amballazhin është e nevojshme që të shtypet me forcë tapa dhe të rrotullohet njëkohësisht në të kundërt të akrepave të ores(anti-orar).
Të rriturit : 15 ml 2-3 herë në ditë ose sipas përshkrimit të mjekut.
Fëmijët:
Mbi 5 vjeç: 5 ml 2-3 herë në ditë ose sipas përshkrimit të mjekut,
Nga 2 deri në 5 vjeç: 2.5 ml 2-3 herë në ditë ose sipas përshkrimit të mjekut.
Në bazë të karakteristikave farmakokinetike dhe të tolerancës së lartë,doza dhe mënyra e dhënies mund të ruhet edhe në pacientët me insufiçencë renale dhe hepatike.
Kohëzgjatja e trajtimit:
Karbocisteinë kripë e lizinës monohidrat mund të përdoret edhe për periudha të gjata kohore, në këto raste duhet të ndiqet këshilla e mjekut.
Kundërindikacionet:
Mbindjeshmeria ndaj principit aktiv ose ndonjërit prej përbërësve
Ulçera gastroduodenale.
Shtatëzënia dhe ushqyerja me gji.
Fëmijët me moshë nën 1 vjeç.
Paralajmerime tëveçanta dhe masa paraprake për përdorim.
Nuk vërehen shenja të vartësisë.
Pacientët me probleme të rralla të intolerancës ndaj glukozës, keqabsorbimit të glukozës – galaktozës ose insufiçencë e enzimës saharoze – izomaltoze nuk duhet të marrin këtë bar.
Bari përmban metil para – idroksibenzoat, i njohur për aftësine për të shkaktuar urtikarie.
Në përgjithësi para – idroksibenzoati mund të shkaktojë reaksione të vonuara, tipe të dermatit të kontaktit dhe rrallë reaksione të menjëhershme me shfaqje të urtikaries dhe bronkospazmes.
Fluifort 90mg/ml shurup nuk përmban glutine, prandaj mund të përdoret tek pacientët me sëmundje celiake. Fluifort 90mg/ml shurup nuk përmban aspartame, prandaj mund të përdoret në pacientët e prekur nga fenilketonuria.