Blerje Online
DEXERYL CREAM - 250 ML
1,200 L
1 në gjendje
Shto ne wishlistPërshkrim
Përshkrimi i Produktit
Dexeryl krem është një krem që rrit nivelin e hidratimit falë glicerinës dhe rikthen funksionin e barrierës mbrojtëse të lëkurës falë vazelinës dhe parafinës së lëngshme. Kremi rikthen hidratimin e lëkurës dhe aftësinë mbrojtëse duke zvogëluar acarimin, kruajtjen dhe gërvishtjet. Gjithashtu përdoret për trajtimin e lëkurës së thatë të shkaktuar nga gjendje të caktuara të lëkurës siç janë dermatiti atopik, psoriaza dhe për trajtimin e djegieve sipërfaqësore.
Udhëzime për përdorim
Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj para përdorimit.
Tek të rriturit dhe fëmijët, përfshirë foshnjat, rekomandohet të vendosni kremin në një shtresë të hollë në zonat që do të trajtohen një ose dy herë në ditë.
Paralajmërime
MOS e përdorni nëse jeni alergjik ndaj lëndëve aktive ose ndaj njërit prej përbërësve të tjerë të kremit.
MOS e gëlltitni.
Kujdes!
Këshillohuni me mjekun tuaj përpra përdorimit nëse:
Po merrni ose keni marrë produkte të tjerë mjekësorë.
Jeni shtatzënë ose ushqeni fëmijën me gji.
Për përdorim të jashtëm.
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdorni këtë produkt pas datës së skadencës e cila është e shënuar në kuti.
Përbërësit
Glicerinë, Vazelinë, Parafinë e Lëngshme, Monosterarat i Glicerinës, Acid Stearik, Ciklometikon 5, Dimetikon, Makrogol 600, Trolaminë, Propil P- Hidroksibenzoat (E216), Ujë i Purifikuar.
Produkte të ngjashme
-
-
Shto ne wishlist
CeraVe – Foaming Cleanser 473 ml (Normal To Oily Skin)
2,350 L1,870 LShto në shportë -
-
-