Blerje Online
Vichy – Dermablend krem pudër korrektor 35 sand
3,700 L 3,000 L
2 në gjendje
Shto ne wishlistPërshkrim
Përshkrimi i Produktit
Vichy – Dermablend krem pudër korrektor
Krem me mbulim të lartë, me qëndrueshmëri afatgjatë, i përshtatshëm të mbuluar imperfeksionet e vogla deri ato më të moderuara të lëkurës, duke përfshirë aknet dhe njollat, rrathët e errët, ngjyrёn jo-uniforme, rosacea, skuqjet, vitiligo, tatuazhet dhe plagët. Dermablend Corrective Fluid Foundation është formuluar me përqendrim 25% të pigmentit për të lënë një përfundim të përsosur. Pigmentet e lёkurёs dhe krem pudrёs shkrihen tek njёra-tjetra, duke siguruar deri në 16 orë qendrueshmëri, mbulim të barabartë dhe hidratim 24-orësh. I përshtatshëm për të gjitha moshat dhe të gjitha llojet e lëkurës, duke përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
Përbërësi kryesor dermatologjik është Uji mineral Vichy.
Ofron mbulim të lartë;
Qendrueshmëri afatgjatë deri në 16 orë;
Mbulon imperfeksionet në lëkurë dhe njëtrajtëson ngjyrën e lëkurës;
Struktura e lehtë e lëngshme përhapet lehtësisht në lëkurë;
Ofron hidratim 24-orësh;
Mbron nga dielli, me SPF 35;
Jo komedogjen, pa parabene dhe hipoalergjik.
Udhëzime mbi përdorimin
Përdorni Vichy Dermablend Fluid Foundation për të krijuar mbulim në fytyrë ose trup.
Para aplikimit tё korrektorit, aplikoni kremin e ditёs nё lёkurёn e pastruar. Aplikoni njё sasi tё vogёl krem pudre dhe pёrhapeni duke kryer lёvizje tё vogla rrethore me majat e gishtёrinjve, ose me njё furçё, pёr mё tepёr rezultat. Shpёrndajeni lehtё me lёvizje nga brenda-jashtё pёr njё shpёrndarje uniforme dhe tё shpejtё tё produktit nё gjithё fytyrёn. Pёrhapeni me butёsi nga brenda-jashtё, duke e masazhuar lehtёsisht fytyrёn.
Përhapeni edhe poshtë në drejtim të qafës, dhe më pas jashtë deri te veshët dhe deri në vijën e flokëve. Përsëriteni aplikimin derisa të arrihet mbulimi i dëshiruar.
Ka katёr nuanca natyrale sipas ngjyrёs sё fytyrёs.
Produkte të ngjashme
-
-
Shto ne wishlist
Vichy – Normaderm Phytosolution Intense Purifying Gel 400ml
2,970 L2,376 LShto në shportë -
-
-