0

Cart

Blerje Online

Kurse 200 L

Benzolait – AB 1 Shkumë pastruese

1,800 L

1 në gjendje

Shto ne wishlist
KODI: UX2DN8 Kategoritë: , ,

Përshkrim

Përshkrimi i Produktit

Shkumë, me bazë benzoilperoksid 1%, këshillohet për lëkurat e yndyrshme me tendencë akneike dhe të predispozuara për formimin e puçrrave dhe pikave të zeza. Krijon një barrierë lipo-rregulluese në fazën e shplarjes duke parandaluar shtimin e agjentëve bakterialë.

Tundeni para përdorimit. Gjatë shtypjes së flakonit mbajeni në pozicion vertikal. Lageni më përpara zonën që do trajtoni, masazhojeni me një sasi të mjaftueshme shkume dhe lëreni të veprojë. Shplajeni mirë me ujë.

Kujdes

Përdorim i jashtëm. Benzolait zakonisht tolerohet mirë. Eshtë e mundur që pas aplikimit të produktit të keni një djegie të lehtë ose skuqje. Mos e aplikoni në lëkurë të irrituar ose të dëmtuar. Evitoni kontaktin me sytë ose mukozën. Në rast se produkti vjen në kontakt me syte shplajini menjëherë me ujë të ftohtë. Mbajeni larg fëmijëve.

Pas përdorimit mbylleni mire tapën. Ruajeni në një vend të thatë, larg dritës, në temperaturë 5°C – 30°C.

Kohëzgjatja e produktit pas hapjes: 6 muaj.