0

Cart

Blerje Online

Avent – Nipple Shield

1,300 L

1 në gjendje

Shto ne wishlist
KODI: 8710103911258 Kategoritë: ,

Përshkrim

Përshkrimi i Produktit

Avent – Mbrojtëse silikoni për gjirin

Kupeta mbrojtëse prej silikoni për gjirin ju ndihmon të ushqeni me gji foshnjën tuaj më gjatë, në mënyrë të rehatshme. Kupetat mbrojtëse janë krijuar për t’ju ndihmuar të ushqeni me gji kur keni probleme ose kur jeni duke u përballur me sfida. Forma ultra e hollë e butë e fluturës lejon kontaktin e gjirit me foshnjën dhe ndihmon në vazhdimin e kontaktit ndërsa ushqeni me gji atë.

Shumë e lehtë për t’u kapur për fëmijën dhe e butë për lëkurën e nënës, duke mbrojtur edhe gjirin e lënduar.

Forma ultra e hollë e fluturës Nipple Shields është projektuar për të lejuar kontaktin e foshnjës me lëkurën. Falë formës, jo vetëm hunda është në kontakt me gjoksin, por edhe mjekra, duke e lejuar fëmijën të nuhasë aromën e nënës dhe të prekë lëkurën e saj. Thjesht vendosni kupetën mbrojtëse në qendër të thithkës së gjirit.

Kupetat prej silikoni janë projektuar për t’i ndihmuar foshnjat më herët me sfidën e kapjes së gjirit dhe ju ndihmon në gjidhënie më gjatë. Ideale për nënat me thithka të sheshta dhe të përmbysura dhe foshnjat me vështirësi në thithje ose anomali orale, kupeta mbrojtëse mund të sigurojë mbajten në një pozicion të zgjatur gjatë pauzave të ushqyerjes së foshnjës.

Mbrojtëset prej silikoni janë krijuar për të ofruar rehati dhe ushqyerje më të buta për gjirin e lënduar, të plasaritur ose me dhimbje. Ato mund të ndihmojnë në zvogëlimin e fërkimit të thithkave gjatë ushqyerjes me gji, në mënyrë që të mund ta ushqeni fëmijën me qumështin tuaj me rehati.

Tre vrimat në majën e kupetës mund të ndihmojnë në rrjedhjen e qumështit të gjirit për foshnjën në rast se nëna ka një tepricë qumështi. Në këtë mënyrë fëmija mund të pijë me ritmin e tij. Projektuar për t’u përshtatur, kupetat mbrojtëse janë në dispozicion në dy madhësi për t’iu përshtatur më mirë gjoksit tuaj. Pastrohen me lehtësi, përpara çdo përdorimi, duke i vendosur në ujë të valuar për pesë minuta.

Udhëzime mbi përdorimin

Thjesht vendosni kupetën mbrojtëse në qendër të thithkës së gjirit dhe sigurohuni që fëmija juaj mund të kapet siç duhet në të gjithë sipërfaqen. Shijoni lidhjen me foshnjën duke mbrojtur gjirin tuaj.