Blerje Online
Aptamil – Pronutra 3 400 gr
1,700 L
Jashtë stok
Shto ne wishlistPërshkrim
Përshkrimi i Produktit
Aptamil Pronutra 3
Bazuar në 40 vjet kërkime shkencore dhe frymëzuar nga nevojat e bebeve ne krijuam formulen e gjenerates se ardhshme Pronutra Advance.
Formulë e patentuar e gjeneratës së ardhshme, që kombinon përzierjen tone unike të elementeve me proçesin tonë unik. Ajo është e përgatitur posaçërisht për të mbështetur sistemin imunitar të vogëlushit tuaj.
Është përshtatur sipas nevojave te femijes se kesaj moshe per minerale te veçanta si hekuri dhe zinku. Aptamil 3 përdoret nga mosha 10 muaj e lart si pjesë e një diete të balancuar e të larmishme.
Perzierje unike prebiotikesh (scGOS/lcFOS);
Zinxhir i gjatë acidesh yndyrore shumefishe të pangopura;
Proteina vitamina,antioksidantë për rritjen e shendetshme të bebes;
Udhëzime mbi përdorimin
Lani duart dhe sterilizoni të gjitha mjetet.
Zieni ujin e freskët dhe lëreni të ftohet në 40°C. Mateni sasinë e kërkuar të ujit (referojuni tabelës udhëzuese) në një shishe të sterilizuar.
Përdorni lugën që gjendet brenda kutisë dhe sheshojeni pluhurin me pjesën e pasme të një thike të pastër. Mos e ngjeshni ose sheshoni pluhurin.
Shtoni sasinë e saktë të pluhurit në ujë. Kjo mund të gjendet në tabelën udhëzuese në anën e pasme të paketimit.
Tundeni menjëherë fort dhe vertikalisht për 10 sekonda derisa pluhuri të jetë tretur. Rrokullisja e shishes ose tundja në formë rrethore nuk do të jetë e mjaftueshme.
Ftohni nën ujë të rrjedhshëm. Kontrolloni temperaturën e ushqimit (37°C). Përdoreni ushqimin menjëherë dhe gjithmonë brenda 1 ore.
Pastroni enët menjëherë pas përdorimit. Mos i ripërdorni asnjëherë mbetjet. Mbajeni kutinë e paketimit të mbyllur fort në një vend të freskët (<25°C), të thatë, jo në frigorifer. Përdoret brenda një muaji pas hapjes.