Blerje Online
Aptamil – Pronutra 1 800 gr
3,100 L 2,500 L
1 në gjendje
Shto ne wishlist 2Përshkrim
Përshkrimi i Produktit
Aptamil Pronutra është një formulë që plotëson të gjitha nevojat e foshnjës suaj nga lindja deri ne 6 muaj. Formulë që kombinon përzierjen tone unike të elementeve me proçesin tonë unik dhe të avancuar.
Një formulë foshnjore e kompletuar e përgatitur posaçërisht për të plotësuar nevojat nutricionale të bebeve tuaja në stadet e hershme të zhvillimit të tyre-nga lindja deri 6 muaj. Pas kësaj periudhe rekomandohet të kalohet gradualisht nga stadi 1 tek stadi 2.
Udhëzime mbi përdorimin
Lani duart dhe sterilizoni të gjitha mjetet.
Zieni ujin e freskët dhe lëreni të ftohet në 40°C. Mateni sasinë e kërkuar të ujit (referojuni tabelës udhëzuese) në një shishe të sterilizuar.
Përdorni lugën që gjendet brenda kutisë dhe sheshojeni pluhurin me pjesën e pasme të një thike të pastër. Mos e ngjeshni ose sheshoni pluhurin.
Shtoni sasinë e saktë të pluhurit në ujë. Kjo mund të gjendet në tabelën udhëzuese në anën e pasme të paketimit.
Tundeni menjëherë fort dhe vertikalisht për 10 sekonda derisa pluhuri të jetë tretur. Rrokullisja e shishes ose tundja në formë rrethore nuk do të jetë e mjaftueshme.
Ftohni nën ujë të rrjedhshëm. Kontrolloni temperaturën e ushqimit (37°C). Përdoreni ushqimin menjëherë dhe gjithmonë brenda 1 ore.
Pastroni enët menjëherë pas përdorimit. Mos i ripërdorni asnjëherë mbetjet. Mbajeni kutinë e paketimit të mbyllur fort në një vend të freskët (<25°C), të thatë, jo në frigorifer. Përdoret brenda një muaji pas hapjes.
Për përgatitjen e 100 ml Aptamil Pronutra 1 nevojiten 90 ml uje dhe 3 luge matese.