Blerje Online
Përshkrim
Përshkrimi i Produktit
Hylo Gel
Trajtim terapeutik intensiv për sy të thatë.
Sindroma e syrit të thatë vjen si pasojë e prodhimit të ulët të lotëve nga syri ose ndryshimi në përbërjen e tyre. Për identifikimin e shkakut është i nevojshëm konsultimi me një okulist. Në rastet më të rënda tharja e syrit mund të sjellë ulje të konsiderueshme të cilësisë së jetës pasi sëmundja shoqërohet me simpatoma si sy të kuq dhe dhimbje.
Viskoziteti i lartë rrit cilësinë e jetës
Trajtimi i thatësisë së syrit kronik duhet të sigurojë lubrifikim intensiv dhe që zgjat të sipërfaqes së syrit. Vetëm pikat për sy me viskozitet të lartë, që qëndrojnë për një kohë relativisht të gjatë në sipërfaqen okulare mund të garantojnë lubrifikim që zgjat.
Kripa me cilësi shumë të lartë sodium hyaluronate e përdorur në Hylo Gel është e përshtatshme për këtë përdorim. E kombinuar me veçantitë e përbërjes një përqendrim për vetëm 0.2% mjafton për të përftuar pika për sy me viskozitet mjaft të lartë. Pavarësisht konsistencës së lartë (pothuajse në formë xheli), ky produkt nuk shkakton vështirësi në shikim.
Pa përmbajtje konservuesish apo fosfatesh
Konservuesit, të cilët janë të dizenjuar për të ruajtur pikat për sy nga kontaminimi gjatë ruajtjes apo përdorimit, mund të ndikojë në filmin natyral të lotëve dhe të dëmtojë qelizat në sipërfaqen okulare.
Gjithashtu mund të shkaktojnë reaksione intolerance. Për këtë arsye librifikantët okularë janë pa konservantë. Kjo aplikohet dhe tek Hylo Gel që falë paketimit multi-dozë të patentuar, parandalon kontaminimin e përmbajtjes në një mënyrë unike.
Fosfatet që janë të përdorura gjerësisht në pikat për sy mund të kenë një efekt dëmtues në korneat e dëmtuara. Lidhja e fosfateve me kalciumin, i cili çlirohet nga qelizat e dëmtuara korneale, mund të formohen kalcifikime që dëmtojnë në mënyrë të përhershme shikimin.
Për këtë arsye pikat për sy që përdoren në një sipërfaqe okulare të thatë dhe të dëmtuar nuk duhet të përmbajnë fosfate. Hylo Gel nuk përmban fosfate prandaj nuk përbën rrezik për kalcifikime korneale.
E përshtatshme me lentet e kontaktit.
Udhëzime mbi përdroimin
Hapi 1: Hiqeni kapakun përpara përdorimit.
Hapi 2: Mbajeni shishen me kokë poshtë me gishtin e madh në shpatullën e shishes dhe gishtat e tjerë në fund të shishes.
Hapi 3: Mbështetni dorën që mban shishen me dorën tuaj të lirë.
Hapi 4: Kthejeni kokën prapa, tërhiqeni butësisht kapakun e poshtëm nga syri me dorën tuaj të lirë dhe aktivizoni mekanizmin e pikimit me presion të shpejtë dhe të fortë. Përsëriteni procedurën për syrin tjetër.
Hapi 5: Pas përdorimit, mbyllni sërish majën e pikatores duke e zëvendësuar kapakun.