0

Cart

Blerje Online

YOUTH LAB BODY GUARD SUMMER SET

3,350 L

1 në gjendje

Shto ne wishlist
KODI: 5200142101824 Kategoritë: , ,

Përshkrim

Përshkrimi i Produktit

Youth Lab Body Guard Summer Set

Mirëpresim verën me paketimin e mrekullueshëm dhe produktet më të shitura të Youth Lab. Seti i këtij viti Wet Skin – Summer përmban 2 nga produktet tuaja të preferuara  për mbrojtjen nga dielli.

Dhuratë !Youth Lab Daily Sunscreen Cream (SPF50).Një krem mbrojtës për fytyrën pa vaj, pa ngjyrë me veprim të lartë anti-oksidues, anti-inflamator dhe mbrojtës ndaj rrezatimit UVA & UVB.

Youth Lab – Body Guard spray (SPF 30)

Emulsion rezistent ndaj ujit në formën e një spraj për fytyrën dhe trupin që përmirëson hidratimin në lëkurë, përmirëson sistemin imunitar dhe parandalon plakjen. Teknologjia e kristaleve të lëngshëm mundëson depërtim më të shpejtë dhe të thellë të përbërësve aktiv. Vitamina E parandalon plakjen e parakohshme dhe redukton humbjen e ujit transepidermial ndërkohë filtrat me spektër të gjerë mbrojtjeje sigurojnë mbrojtje maksimale nga rrezatimi UVA & UVB.

Përbërësit

  • Teknologji Kristalesh Likuide mundëson depërtim më të shpejtë dhe të thellë të përbërësve aktiv dhe aplikim uniform të produktit.
  • Vitamina E dhe qeliza staminale natyrale japin mbrojtjte të lartë antioksidante dhe rikthejnë elasticitetin lëkurës.
  • Filtra me spektër të gjërë mbrojtje UVA dhe UVB ofrojnë mbrojtje të lartë.

Udhëzime mbi përdorimin

Aplikojeni direkt mbi fytyrë dhe/ose trup, 30 minuta përpara ekspozimit në diell. Riaplikojeni shpesh për të mbajtur mbrojtjen, sidomos pas djersitjes, notit ose fshirjes me peshqir.

Youth Lab – Krem mbrojtës ndaj diellit (SPF 50+)

Një krem mbrojtës për fytyrën jo vajor, pa ngjyrë me veprim të lartë antioksidant, anti-inflamator dhe mbrojtës ndaj rrezatimit UVA & UVB. Ofron hidratim afatgjatë duke mbrojtur lëkurën nga plakja e parakohshme dhe njollat kafe. Përmban oligopeptide për të përmirësuar prodhimin e kolagjenit, kontribuon në zvogëlimin e rrudhave dhe forcimin e lëkurës. Vitamina B3 zbeh rrudhat dhe njollat, ndërkohë Vitamina E jep hidratim.

Formulimi jo komedogjenik, përthithet kollaj pa mbetur e bardhë mbi lëkurë.

Përbërësit

  • Vitamina Β3 (Niacinamide) vërtetuar që përmirëson dukshëm lëkurën, zbeh vijat e imta dhe rrudhat, hiperpigmentimin dhe zbehjen e lëkurës, ndërkohë nxit elasticitetin.
  • Oligopeptide përmirësojnë prodhimin e kolagjenit, kontribuojnë në rritjen e qëndrueshmërisë
    të lëkurës dhe reduktim të rrudhave.
  • Vitamina Ε ofron veti intensive mbrojtjeje antioksiduese dhe nxit elasticitetin.
  • Filtra me spektër të gjërë mbrojtje UVA dhe UVB ofrojnë mbrojtje të lartë.

Udhëzime mbi përdorimin

Aplikojeni mbi të gjithë fytyrën dhe qafën 30 minuta përpara se të ekspozoheni në diell. Riaplikoni shpesh për të mbajtur mbrojtjen, sidomos pas djersitjes, notit ose fshirjes me peshqir.