Blerje Online
Saginil – Ovula
2,400 L
1 në gjendje
Shto ne wishlistPërshkrim
Përshkrimi i Produktit
Saginil Ovula
Saginil Ovula ka veti antiseptike dhe antibakteriale, indikohet gjithashtu edhe në rastet e vulvo-vaginitit, vaginozës bakteriale, vulvitit nga kontakti dhe vulvodynia-s. Ruan fiziologjinë dhe funksionimin normal të mukozës vaginale.
Përbërësit aktiv
Adelmidroli, vepron në mënyrë efektive në rast inflamacioni, duke kryer një veprim qetësues dhe anti-skuqje.
Acetati i Tocoferolit (Vitamina E) kontrollon stresin oksidativ të lidhur me hiper-reaktivitetin mastocitar.
Acidi Hialuronik, hidratues dhe zbutës i fortë, promovon lubrifikiminn e zonës gjenitale dhe bën të mundur riepitelizimin e indeve te inflamuara.
Indikohet në:
Trajtimin e simptomave të hiperaktivitetit vaginal të shkaktuara nga antiseptikët në rastet e vaginitit.
Hiperaktiviteti vaginal i shkaktuar nga vendosja e kontraceptivëve.
Simptomat vulvovaginale per shkak të perdorimit te barnave anti-estrogjenik
Udhëzime mbi përdorimin
Lani duart paraprakisht. Vendosni me kujdes ovulën, rekomandohet të përdoret në darkë, para se të shtriheni për të fjetur.
Rekomandohet që:
Në rastet e vaginitit të përdoret një ovul në ditë, për 10 ditë dhe të ripërsëritet me aq cikle sa e këshillon mjeku juaj;
Tek femrat që përdorin medikamente anti-estrogjenike, të përdoret një ovul në ditë deri në zhdukje të simptomave.