Blerje Online
FLORADIX TONIK ME HEKUR, VITAMINA DHE EKSTRAKTE BIMORE - 250 ML
1,690 L
1 në gjendje
Shto ne wishlistPërshkrim
Pershkrimi i produktit
Floradix është një suplement ushqimor në formë lëngu që përmban hekur organik me aftësi të lartë absorbimi, vitamina B kompleks, ekstrakte bimore ,koncentrate frutash dhe Vitaminë C.
Hekuri është një element i domosdoshëm për organizmin i cili mundëson furnizimin me oksigjen përmes rruazave të kuqe të gjakut. Acidet e frutave dhe ekstraktet bimore parandalojnë vështirësitë në tretje të shkaktura nga suplementet me përmbajtje hekuri.
Ky suplement ndihmon në ruajtjen e shëndetit, vitalitetit, ndihmon në mposhtjen e lodhjes së vazhdueshme dhe është i përshtatshëm për vegjetarianët.
Indikacione
Floradix:
– Ndihmon në zëvendësimin e sasisë së humbur të hekurit si pasojë e një diete të varfër apo humbjeve gjatë ciklit menstrual ose pas lindjes.
– Ruan vlerat optimale të hekurit në gjak.
– Përdoret vecanërisht nga gratë shtatzëna dhe lehona, meshkujt fëmijët dieta e të cilëve është e varfër me hekur.
– Përdoret në periudhën e rekonvaleshencës
– Përdoret në periudhën e rritjes dhe zhvillimit të fëmijëve, nga sportistët dhe të moshuarit.
Udhëzime për përdorim
Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
Tundeni përpara përdorimit.
Të përdoret kapaku matës.
Doza e rekomanduar :
– Fëmijët 1-5 vjec : 5 ml në ditë para ushqimit.
– Fëmijët 6- 12 vjec: 10 ml në ditë para ushqimit.
– Të rriturit dhe fëmijët mbi moshën 12 vjec: 2 x 10 ml në ditë gjysmë ore para mëngjesit dhe darkës.
Pas hapjes të ruhet në frigorifer dhe të konsumohet brenda 4 javëve.