0

Cart

Blerje Online

AFTA FORT GEL *20ML

700 L

1 në gjendje

Shto ne wishlist
KODI: 3800212714736 Kategoritë: ,

Përshkrim

Pershkrimi i produktit
Aftafort gel ndihmon për të shëruar mukozën e gojës nga dëmtimet, infeksionet, skuqje të gingivave, afta dhe ulcerat e mukozës së gojës.

Aftafort gel përdoret në:

– Afta dhe stomatite aftoze, lezione të vogla
– Ulcera të gojës
– Në dëmtimet nga protezat e gojës

Aftafort gel:

Qetëson, shëron, dhe mbron
Formon një shtresë mbrojtëse në plagë
Redukton dhimbjen dhe inflamacionin
Rigjeneron mukozën
Lufton mikrobet pathogjene
Aftafort gel nuk përmban alkol dhe nuk lë ngjyrë.

Mbrojtja

Ekstrakti i Cotinus coggygria dhe maltodextrina krijojnë një barrierë mbrojtëse duke mbrojtur zonën e dëmtuar dhe duke ndihmuar në shërim.

Dhimbja dhe inflamacioni
Shtresa mbrojtëse e maltodekstrinës qetëson dhimbjen dhe inflamacionin.

Ekstrakti i liquoricias (Glycyrrhiza glabra) përmban një substancë e cila redukton infamacionin dhe lehtëson dhimbjen.

Rigjenerimi

Ekstrakti i Sea Buckthorn (Hippophae rhamnoides) përmban shumë vitamina (A, B, C, K, P) dhe vaj vegjetal. Ai mundëson hidratimin dhe shërimin e mukozës.Kontribuon në përtëritjen qelizore.

Acidi Ialuronik është esencial për rigjenerimin e shpejtë të mukozës së gojës.

Maltodextrina ndihmon në shërimin e mukozës dhe proliferimin e epitelit.

Efekti antimicrobial kundër pathogjeneve

Chlorhexidine digluconate është një antiseptik me spektër të gjerë antimikrobial e cila ngjitet në mukozën e gojës duke na dhënë një mbrojtje bakteriale të zgjatur disa orë pas aplikimit. Chlorhexidina ndalon rritjen e florës bakteriale pathogjene,redukton formimin e plakës bakteriale dhe pengon inflamacionin në kavitetin e gojës.

Ekstrakti i liquoricias (Glycyrrhiza glabra) ka mundësi që të kundërveprojë kundër viruseve DNA dhe RNA . Virusi DNA , herpes është shkaktari kryesor i ulcerave të gojës.

Ekstrakti i Sumac (Cotinus coggygria) përmban tanina(galotannins) të cilat bllokojnë protoplazmën e mikrobeve pathogjene.

Mënyra e përdorimit: Aplikohet 3-4 herë në ditë ,masazh i gingivave të paktën një orë para ngrënies.