0

Cart

Blerje Online

Buona – Respiro Shurup

1,326 L

Jashtë stok

Shto ne wishlist
KODI: 8032749650019 Kategoritë: ,

Përshkrim

Përshkrimi i Produktit
Buona Respiro Shurup

Buona Respiro është një shurup me shije të këndshme i dobishëm për mirëqenien e rrugëve të frymëmarrjes tek fëmijët nga mosha 1 vjeç. Formulimi i tij i bazuar në ekstrakte bimore dhe mjaltë e bën atë të përshtatshëm për trajtimin e kollës së thatë dhe produktive, si simptomë e proceseve inflamatore që vijnë nga ftohjet, sindromat e gripit dhe faringjit.

Falë veprimit mbrojtës të mjaltit në mukozën orofaringeale dhe pranisë së rrëshirave, polisaharideve, mucilazheve dhe flavonoideve, të përfshira në ekstraktet bimore, shurupi Buona Respiro vepron në rastet e:

Kollës së thatë sepse nxit formimin e një filmi në mukozën orofaringeale, duke rritur hidratimin, lubrifikimin, mbrojtjen nga irrituesit e jashtëm dhe pakësimin e fërkimit në faring, që shkakton kollë;
Kollës me sekrecione sepse nxit heqjen e mukusit, me një efekt zbutës .

Përbërësit aktiv :

Grindelia Robusta ka veti antibakteriale, spazmolitike dhe parandaluese të kollës. Prezenca e saponinave i jep këtij produkti veti ekspektorante dhe balsamike.
Ivy ka efekt anti-inflamator, smazmolitik dhe anti-infektiv.
Ribes Nigrum – ka efekt antiflogjistik, antialergjik dhe qetësues.

*Pa gluten
*Pa laktoze

Udhëzime mbi përdorimin

Lani kapakun matës pas çdo përdorimi dhe sigurohuni që ta keni mbyllur shishen siç duhet. Pasi të hapet, përdorni produktin brenda tre muajve. Tunde shishen mirë përpara përdorimit.Mund të merret siç është apo e holluar në një sasi të vogël uji/qumështi/çaji të ngrohtë.

Doza e rekomanduar :

Nga 1 deri në 3 vjec : 5 ml deri në 2 herë në ditë;
Mbi 3 vjec: 5 ml deri në 4 herë në ditë.