0

Cart

Blerje Online

Vitabiotics – Ultra Vitamin D 2000 IU

2,500 L

1 në gjendje

Shto ne wishlist
KODI: 5021265247400 Kategoritë: ,

Përshkrim

Përshkrimi i Produktit

Ultra Vitamin D siguron një sasi optimale të vitaminës D që luan një rol të rëndësishëm në organizëm dhe në aspekte të tjera të shëndetit. Ajo nuk luan rol vetëm në mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve por është e njohur gjithashtu për rolin mbështetës në funksionimin normal të sistemit imunitar, ndarjen normale të qelizave dhe funksionin normal të muskujve.

Vitamina D sintetizohet nga trupi gjatë eskpozimit në diell. Sidoqoftë shumë pjesë të botës nuk marrin sasinë e mjaftueshme të rrezeve të diellit, dhe në shumë vende me diell, personat e kufizojnë ekspozimin për shkak të efekteve negative të ekspozimit të tepërt ndaj rrezeve UV.

Kjo gjë ka sjellë ulje te nivelit te vitaminës D në shumë vende të botës. Departamenti i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar tani rekomandon që cdo person që nga lindja të marrë një suplement të vitaminës D.

Çfarë është Vitamina D?
Vitamina D është një vitaminë e tretshme në yndyrna e gjetur në ushqime si kërpudhat, peshku, gjalpi dhe e verdha e vezës. Vitamina D ka funksione dhe përfitime që janë më të gjera më shumë se çdo vitaminë tjetër.

Ajo kontribuon në:

Mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve;
Përthithjen dhe përdorimin e kalciumit dhe fosforit;
Funksionimin normal të muskujve;
Nivele normale të kalciumit në gjak;
Funksionimin e sistemit imunitar;
Procesin e ndarjes qelizore.

Për personat mbi 60 vjeç, është parë se marrja e përditshme e vitaminës D nga të gjithë burimet ndihmon në reduktimin e rënies lidhur me paqëndrueshmërinë posturale dhe dobësinë e muskujve. Rrëzimi është një faktor rreziku për fraktura të kockave për meshkujt dhe femrat mbi 60 vjeç.

Udhëzime mbi përdorimin
Këshillohet marrja e një tablete në ditë.

E përshtatshme për vegjetarianë
Pa ngjyrues artificialë
Pa konservantë
Pa laktozë
Pa gluten
Pa kripë ose maja
Nuk është e testuar në kafshë