Blerje Online
Vitabiotics – Wellwoman Original
1,500 L
1 në gjendje
Shto ne wishlistPërshkrim
Përshkrimi i Produktit
Ushqyerje inteligjente për të gjithë femrat
Wellwoman Original është një vitaminë origjinale posaçërisht për femra, e është formuluar sipas kërkesave të jetës moderne si dhe për të dhënë mbështetje në të gjitha hapësirat e shëndetit me rëndësi për femrat. Multivitamina gjithëpërfshirëse përmban një gamë të gjerë të lëndeve ushqyese dhe elementeve duke përfshirë vajin e Agulices të natës (Evening Primrose oil) dhe vajin e Borago officinalis.
Mbështetje e plotë
Wellwoman përmban një spektër të mikronutrientëve përfshirë vitaminat B6, B12 dhe hekur që ndihmojnë në lirimin normal të energjisë. Folati, acidi pantotenik dhe vitamina B12 gjithashtu kontribuojnë në reduktimin e lodhjes.
Shëndeti i femrës
Vaj i Agulices së natës dhe Borago officinalis janë të përshira në Wellwoman bashkë me një gamë të gjerë të lëndeve ushqyese dhe elementeve për të mbështetur organet dhe funksionet trupore tek femrat. Formulimi përmban vitaminë B6, që ndihmon në rregullimin e aktivitetit hormonal, plus hekur që kontribuon në formimin normal të qelizave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinës, të rëndësishme gjatë ciklit mujor. Gjithashtu përfshihet 400mcg acid folik që ndihmon gjatë shtatzanisë, pra është e rëndesishme nëqoftëse jeni duke planifikuar një shtatzani ose ka shanse të jeni shtatzanë.
Imuniteti
Të kujdeseni për shendetin tuaj është e rëndesishme gjatë gjithë vitit, jo vetëm në dimër. Wellwoman përfshin selenium dhe zink që ndihmojnë në funksionimin normal të sistemit imunitar. Vitamina B6 dhe B12 gjithashtu kontrbuojnë në funksionimin normal të sistemit nervor.
Lëkura, flokët dhe thonjtë
Shumë nga ne do të donin një suport ekstra për lëkurën tonë, flokët dhe thonjtë. Vitamina C është e përfshirë në këte formulim pasi ndihmon në formimin e kolagjenit për funksionimin normal të lëkurës. Kolagjeni është substanca që i jep elasticitet lëkurës. Biotina, niacina (vitamina B3), zinku dhe riboflavina (vitamina B2) gjithashtu kontribuojnë në mirëmbajtjen e lëkurës. Zinku gjithashtu ndihmon në mirëmbajtjen e thonjve dhe biotina në shëndetin e flokëve.
E balancuar shkencërisht
E bazuar në vite të tëra kërkimi ndërkombëtar, formula gjithëpërfshirëse Wellwoman është e mirë-balancuar, edhe duke përfshirë nivelin e duhur të acidit folik e rekomanduar nga Departamenti i Shëndetit për gratë nga fillimi i shtatzanisë deri në javen e 12të.
– Pa ngjyrues artificial
– Pa gluten
– Pa konservant
– Pa niseshte, sheqer, kripë ose maja
– Wellwoman nuk eshte testuar ne kafshe
Udhëzime mbi përdorimin
Një kapsulë në ditë me vaktin tuaj kryesor.
Mos e tejkaloni dozën e këshilluar ditore.
Kujdes: Meqenëse Wellwoman përmban vitaminë K, nëqoftëse ju po merrni antikoagulantë orale (medikamente për hollimin e gjakut) mos i merrni këto kapsula pa këshillen e mjekut.