Blerje Online
Vitabiotics – Ultra Magnesium
900 L
1 në gjendje
Shto ne wishlistPërshkrim
Përshkrimi i Produktit
Ultra Magnesium
Magnesiumi luan një numër funksionesh të rëndësishme në trupin tonë ku përfshihen dhe mirëmbajtja e kockave dhe dhëmbëve të shëndetshëm. Dy tableta Ultra Magnesium na ofrojnë 100% (375mg) të dozës së rekomanduar ditore të Magnesiumit.
Ultra Magnesium është veçanërisht e përshtatshme për:
Njerëzit me aktivitet ditor të ngjeshur.
Mbi moshën 50 vjeç
Për ato që kërkojnë mbështetje shtesë për kockat
Shumë studime kanë treguar rëndësinë e mineralit të magnesiumit në trup.
Çlirimi i energjisë & reduktimi i lodhjes
Magnesiumi kontribuon në çlirimin normal të energjisë dhe gjithashtu ndihmon në reduktimin e ndjesisë së lodhjes.
Sistemi nervor & muskujt
Magnesiumi ndihmon në funksionimin normal e sistemit nervor dhe merr pjesë në proçesin e ndarjes qelizore.
Ndërkohë që proteinat ndihmojnë në rritjen dhe mirëmbajtjen e masës muskulare, magnesiumi ndihmon në sintezën e proteinave dhe në funksionet normale muskulare.
Dhëmbët dhe kockat
Prezenca e mineralit të magnesiumit, përveç ndihmës që jep në mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve në gjendje normale, ndihmon dhe në sintezën e proteinave dhe mbajtjen e balancës elektrolitike.
Sistemi nervor
Magnesiumi ndihmon në funksionimin normal të sistemit nervor.
Përdorimi
2 tableta në ditë me vaktin kryesor.
Merreni me një gotë ujë ose me një pije të ftohtë. Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.
– E përshtatshme për vegjetarianët
– Pa ngjyrues
– Pa konservues
– Pa laktozë
– Pa gluten