Blerje Online
Cetaphil – Larës për lëkurë të thatë
1,460 L
1 në gjendje
Shto ne wishlistPërshkrim
Përshkrimi i Produktit
Cetaphil – Cleansing Lotion
Locion pastrues pa sapun dhe aromatizues, i krijuar për pastrimin e përditshëm të lëkurës së thatë dhe të ndjeshme në trup dhe fytyrë. Formula e testuar klinikisht largon butësisht dhe në mënyrë efektive papastërtitë dhe është gjithashtu i përshtatshëm edhe si pastrues i make-up-it pa irrituar ose djegur sytë tuaj. Mund të përdoret me ose edhe pa ujë. Për lëkurë të butë dhe elastike. Jo komedogjenik.
Mbron lëkurën nga tharja dhe forcon funksionin e barrierës natyrore të lëkurës. Locioni mbron nga 5 shenjat e lëkurës së ndjeshme, si thatësia, vrazhdësia, shtrëngimi, acarimi dhe barriera e dobësuar e lëkurës.
Ushqen lëkurën me vitaminë B3, provitamin B5 dhe glicerinë hidratuese dhe ndihmon në përmirësimin e rezistencës së lëkurës së ndjeshme.
– Locioni pastrues lë ndjesinë e lëkurës së butë që pas aplikimit të parë.
– Testuar klinikisht në lëkurë të ndjeshme.
Udhëzime mbi përdorimin
Aplikoni locionin pastrues Cetaphil në lëkurë dhe masazhojeni butësisht.
– Pa ujë: Hiqni mbetjet me një pecetë kozmetike ose pambuk.
– Me ujë: shpëlajeni dhe thajeni me një peshqir të butë.
Sugjerohet të aplikoni produktet për kujdesin e fytyrës menjëherë pas pastrimit të fytyrës, ditën si edhe në mbrëmje. Veçanërisht në mbrëmje, ndihmon në rigjenerimin e lëkurës suaj.
Produkte të ngjashme
-
-
Shto ne wishlist
Vichy – Normaderm Phytosolution Intense Purifying Gel 400ml
2,970 L2,376 LShto në shportë -
-
-