Blerje Online
Curasept – Pastë dhëmbësh ADS 705 (CHX 0.05 + Fluor 0.05)
850 L 720 L
2 në gjendje
Shto ne wishlistPërshkrim
Përshkrimi i Produktit
Pastë dhëmbësh me 0,05% Klorheksidinë dhe 0,5% Fluor siguron një higjenë të mirë të gojës për një trajtim kundër pllakave dhe kundër kariesit me një veprim rimineralizues.
Pasta e dhëmbëve Curaspet ADS me 0,05% Klorheksidine është krijuar për të siguruar higjenën maksimale të gojës falë veprimit kundër pllakave dhe ri-mineralizimit që përmirëson mirëqenien e dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve. Mbron mishrat e dhëmbëve dhe smaltin e dhëmbëve. Fluori rimineralizon smaltin e dhëmbëve duke parandaluar demineralizimin dhe rrit rezistencën ndaj kariesit duke penguar enzimat e baktereve.
Curasept ADS është ideale dhe për personat që mbajnë aparate ortodontike.
Si funksionon?
Pasta e dhëmbëve e krijuar nga Curasept, në linjën ADS, përdor një formulë të veçantë inovative që mbron dhëmbët dhe mishrat, duke kufizuar çdo rrezik për shëndetin e kavitetit oral.
Formula e tij përmban: Klorheksidine 0,05% e cila është në gjendje të ruajë veprimin e saj kundër pllakave dhe kundër baktereve për 8-12 orë; Sistemi Anti-Discoloration ADS që parandalon njollat e dhëmbëve, një efekt tipik anësor i pastave të tjera me Klorheksidinë falë frenimit të dy reaksioneve kimike me origjinë ne procesin e pigmentimit dentar; Fluori ndihmon për të ri-mineralizuar smaltin dhe për të parandaluar kariesin e dhëmbëve.
Udhëzime mbi përdorimin
Përdoreni si një pastë normale 2-3 herë në ditë për 2 muaj.