Blerje Online
Bioscalin – Physiogenina Maskë forcuese
2,350 L 1,900 L
1 në gjendje
Shto ne wishlistPërshkrim
Pershkrimi produktit
Bioscalin me Physiogenina Maskë forcuese pas shampos është një maskë inovative me veprim të shpejtë për flokë të dobët e të hollë, me tendencë për rënie. Ideale për të kompletuar rutinën tuaj të kujdesit ndaj flokëve,Bioscalin Physiogenina Maskë rekomadohet për të rritur veprimin e trajtimit me tableta dhe ampula.
Thelbi i formulimit është kompleksi inovativ, Physiogenina. Studimet in vitro kanë treguar që është në gjendje të rrisë procesin fiziologjik të vetëriparimit qelizor, që është thelbësor për mirëqënien e folikulit të flokut dhe skalpit dhe si rrjedhojë e rritjes së flokëve.
Formula është e pasur me përbërës aktivë që veprojnë direkt në fibrën e flokut dhe në skalp:
Aminoacide kanë veprim riparues në kutikulat e dëmtuara; në të njejtën kohë ristrukturojnë fibrën e flokut, duke e mbrojtur nga agjentët e jashtëm (tharësja e flokëve dhe krehëri);
Ceramide , të ngjashme me strukturën lipidike të skalpit, ndihmojnë ta mbajë të hidratuar dhe të shëndetshëm;
Zbutës të gjeneratës së fundit disiplinon flokët.
Udhëzime mbi përdorimin
Konsistenca kremoze speciale e maskës ju lejon një aplikim të lehtë në të gjithë gjatësinë e flokëve, deri në skalp, me të cilën duhet të jetë në kontakt. Mjaftojnë 3 minuta qëndrim në flokë të lagur, pas shampos të të njejtës linjë forcuese me Physiogenina, për të pasur në fund flokë të ristrukturuar dhe të mbrojtur, dukshëm të bukur dhe të shëndetshëm. Shplajeni me ujë të bollshëm pas aplikimit.
Këshillohet përdorimi i Bioscalin®️ Physiogenina Maskë 1-2 herë në javë.